Fedora Loves Python Workshop

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi
Një nga projektet që po punohet shumë kohët e fundit në komunitetin e Fedora-s është “Fedora Loves Python“, pasi Python është një nga gjuhët më të përdorura për infrastrukturën e rrjetit.
Në komunitetin tonë, me qëllim mbështetjen e kësaj nisme, do të mblidhemi të enjten, më datë 22.12.2016 në orën 17:00 në ambjentet e Open Labs Hackerspace për të diskutuar mbi karakteristikat e gjuhës se programimit Python. I pranishëm do të jetë Erion Çano, i cili do të na flasë për paketat bazë të programimit në Python, si t’i instalojmë ato në sistemin Fedora dhe zbatimet e tyre në projekte open source të analizës së të dhënave dhe inteligjencës artificiale.
Ju ftojmë ti bashkoheni bisedës sonë interesante rreth gjuhës Python dhe zbatimeve të saj. Çdo ide dhe sugjerim është i mirëpritur për përmirësimin e mëtejshëm të punës.

Detaje

  • Kur: 22 dhjetor 2016 @17.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit