Fedora Localization Sprint nr 1

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Fedora Localization Sprint është takimi informal i komunitetit Open Labs për të përkthyer në shqip përmes platformës Zanata, përmirësuar artikullin në Wikipedia për Fedora-n dhe wikin e Fedora-s. Qëllimi i Fedora Localization Project (FLP) është të sjellë më afër komuniteteve lokale çdo gjë në lidhje me Fedora-n: software-in, dokumentacionin, websitet dhe kulturën.
Projekti i Fedora-s mbështet një numër të madh kontribuesish nga e gjithë bota, të cilët punojnë për të prodhuar software me kod burimi të hapur dhe për të zhvilluar distribucionin e Linux të quajtur Fedora. Mes shumë qëllimeve të këtij projekti, një nga më të rëndësishmit është që të krijohet një distribucion që jo vetëm është i hapur për kontribuesit, por që i shërben nevojave të një audience shumë të madhe përdoruesish. Në këtë mënyrë Fedora inkurajon përhapjen e software-it të lirë, kuptimin e metodologjive të tij dhe gjithëpërfshirjen në këtë proçes.
Përkthimi i Fedora-s në gjuhë të ndryshme e mbështet shumë mirë këtë synim. Për këtë arsye ju ftojmë të merrni laptop me vete dhe të kontribuojmë për ta sjellë Fedora-n dhe në gjuhën shqipe. Gjithashtu do regjistrohemi në mailing list të komunitetit dhe në kanalin e irc #fedora-g11n.

Detaje

  • Kur: 31 tetor 2015 @16.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit