Fedora 29 Release Party

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Komuniteti i Fedora Albania organizon më datë 18 dhjetor Fedora 29 Release Party për të festuar lançimin e versionit e fundit të këtij sistemi operimi.

Fedora Project

Fedora Project është një projekt i sponsorizuar nga RedHat kryesisht për të bashkërenduar zhvillimin e sistemit të operimit Fedora që është i bazuar në Linux, duke vepruar me vizionin se projekti "krijon një botë ku kultura e lirë është e mirëpritur dhe e përhapur, bashkëpunimi është i zakonshëm dhe njerëzit kontrollojnë përmbajtjen dhe pajisjet e tyre.

Release Party

Në këtë RP do shohim të rejat që sjell ky version, teknikalitetet e këtij distribucioni dhe mundësitë e përfshirjes në komunitetin lokal & global. Sigurisht, edhe në këtë RP do të kemi tortën e cila është bërë traditë tashmë në çdo festë lançimi!

Detaje

  • Kur: 18 Dec.2018;
  • Ku: Open Labs
  • Numri i pjesëmarrësve: (plotësohet pas aktivitetit);
  • Ka nevojë të kemi dije teknike paraprakte: JO.
  • Ka nevoje të kem qënë në eventet e mëparshme: JO.