Fedora 26 Release Party

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Me lançimin e versionit më të ri të Fedora-s, atë të Fedora 26, mblidhemi në ambjentet e Open Labs Hackerspace për të festuar dhe biseduar se çfarë të re dhe çfarë ndyshimesh ky version sjell.

Në këtë Release Party do të shohim sëbashku risit e Fedora 26. Bashkohuni me ne më datë 5 Korrik 2017 në orën 18:00 për një pasdite ndyshe.Gjithashtu në këtë festë s'do të mungojnë as snacks, pije dhe ëmbëlsira.

Pjesëmarrësit

Do shtohet së shpejti

Detaje

  • Kur: 05 korrik 2017 @ 18.00;
  • Ku: Open Labs Hackerspace;
  • Numri i pjesëmarrësve: (plotësohet pas aktivitetit);
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: JO;
  • Ka nevojë të kemi dije teknike: JO;
  • Ka nevoje të kem qënë në eventet e mëparshme: JO.

Axhenda

Do publikohet së shpejti.

Organizatorët

  • E.Q.

Raport i eventit

Një tjetër release party u mbyll me sukses. Release party i parë për këtë vit u zhvillua pasditën e datës 5 korrik në ambjentet e Open Labs. 

Kesaj here shumica e pjesëmarrësve ishin të familjarizuar me sistemin operativ Fedora, por kishte edhe të rinj të cilët ishin të interesuar të mësonin më shumë për sistemin, por edhe për komunitetin dhe si ai funksionon. Gjithçka nisi me prezantime nga pjesëmarresit të rinj në mënyrë që të njiheshim më mirë. Ky sesion ice-breaking shërbeu që të kuptonim më mirë background-in që kishte gjithsecili.

Më pas, Elio nisi të shpjegonte risitë e këtij versioni të ri dhe bëri një hyrje të shkurtër për GNOME. Duke qëne se GNOME vjen by default në Fedora, ishte e nevojshme një prezantim të këtij desktop environment. Për më tepër, ky version përmbanë edhe versionin e fundit të GNOME (GNOME 3.24). Pas kësaj biseda me të pranishmit  u fokusua në ndryshimet nga Fedora 25.  Përveç GNOME, edhe versioni më i ri i suitës Libre Office është i integruar, versioni më i ri i Fedora Media Writer dhe përmirësimi i aplikacionit Qt që përdoret kryesisht nga zhvilluesit. Elio shpjegoi për pjesëmarrësit rëndësinë e features të reja që janë të integruara në Fedora 26.  Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen në mënyrë edhe më  të detajuar me veçoritë e këtij versioni të ri. 

Pyetjeve në lidhje me mënyrën sesi gjërat zhvillohen në  komunitetin u përgjigj Jona. Jona, si anëtare e zgjedhur e FAMSCo, tregoi në detaje si mund të bëhet pjesë e këtij komuniteti të gjerë. Bazuar në eksperiencën e saj prej vitesh tashmë, ajo shpjegoi që çdo kontribut i gjithsecilit mund të ndihmojë projektin dhe të tjerët që kanë dëshirë të përfshihen. Pjesëmarrja dhe përfshirja nuk kanë një kufizim, pasi çdokush që do të dedikojë qoftë edhe pak nga koha e tij mund të ndihmojë të gjithë komunitetin në terësi. 

Pas Jonës, Mariana, një nga kontribuesit më të reja në Shqipëri, nisi të shpjegonte si ajo u bë pjesë e komunitetit në fillim dhe çfarë e bëri atë të ketë dëshirën të përfshihet akoma edhe më shumë. Mariana,e cila aktualisht është në proces për t'u bërë ambasadore, tregoi pse zgjodhi të jetë pjesë e projektit dhe çfarë kishte në plan për të ardhmen përsa i përket promovimit rreth këtij sistemi operimi dhe individëve që janë nga pas . Në këtë mënyrë ajo donte të inspironte edhe të tjerët të bashkohen. Një lajm shumë i mirë për zgjerimin e komunitetit në vendin tonë pasi pranimi i saj si ambasadore do e çonte në pesë numrin e ambasadorëve në Shqipëri.

Edhe në këtë Release Party sigurisht nuk mund të mungonte torta për pjesëmarrësit, një "traditë" tashmë në Open Labs. Një tortë me wallpaper-in zyrtar të Fedora 26 u shpërnda tek pjesëmarrësit në fund të eventit. Pas tortës, snacks dhe pijeve, stickers u  ndanë për të pranishmit duke e mbyllur në mënyrën më të mirë edhe këtë event për Fedora-n.

Në këtë Release Party ishin prezentë 15 persona.