Fedora 24 Release party

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Fedora 24, versioni më i ri i Fedora, u lancua më datën 21 Qershor 2016 me risi dhe përmirësime të dukshme. Për të festuar këtë rast, Fedora Albania organizon së bashku me Open Labs Hackerspace një Release Party në ambjentet e kësaj të fundit. Do të flasim rreth të rejave të fundit të Fedora 24, do të krijojmë USB sticks, do të shpërndahen materiale promovuese dhe do të diskutojmë për eventet e ardhshme të Fedora në Shqipëri etj.
Nuk do të mungojë muzika, pije, snacks etj. Mos mungoni! Ju mirëpresim.

Axhenda

* Hyrje në Fedora - Elio Qoshi
* Si mund të kontribuoni në Fedora - Elio Qoshi
* Rëndësia e lokalizimeve - Anxhelo Lushka
* Rëndësia e artikujve cilësorë për GNU/Linux në Wikipedia - Redon Skikuli
* Flatpak - Anxhelo Lushka
* Të rejat e Fedora 24 - Jona Azizaj
* Installfest
* Quiz
* Pije & Snacks

Detaje

  • Kur: 9 korrik 2016 @16.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit