Debian Meetup nr.1

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko
Other languages:
English • ‎shqip

Përshkrimi

Debian është një sistem operimi Linux, sistem i mirëmbajtur nga kontribues bazuar vetëm në programe me kodburim të hapur. Anëtarë të Open Labs së bashku me Daniel nga Debian organizojnë takimin e parë për të folur rreth këtij sistemi operativ. Disa nga temat që do të diskutohen janë:

  • Outreachy
  • Google Summer of Code
  • Suporti që Debian mund ti ofrojë Open Labs
  • Organizimi i aktiviteteve të ardhshme për Debian

Për të gjithë ata që kanë dëshirë të mësojnë më tepër jeni të ftuar të bëheni pjesë.

Detaje

  • Kur: 21 korrik 2017 @ 18.00;
  • Ku: Open Labs Hackerspace;
  • Numri i pjesëmarrësve: (plotësohet pas aktivitetit);
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: PO;
  • Ka nevojë të kemi dije teknike: JO;
  • Ka nevojë të kem qënë në eventet e mëparshme: JO.

Axhenda

  • Hapja - 5 min
  • Prezantim i shkurtër me njëri-tjetrin - 10 min
  • Ç'është Debian dhe projektet ku mund të përfshihemi - 30 min
  • Pushim - 15 min
  • Organizim i aktiviteteve të ardhshme për Debian - 20 min

Organizatorët

Raport i eventit

Aktiviteti kishte 12 pjesëmarës dhe zgjati rreth 3 orë. Daniel Pocock që ishte dhe drejtuesi i takimit trajtoj disa tema të ndryshme rreth Debian, që nga një historik i shkurtër, parimet mbi të cilat mbështet komuniteti i Debian dhe mënyrat sesi mund të përfshihen kontribues të tjerë. Disa nga tematikat që u diskutuan ishin:

  • Programi Outreachy
  • Google Summer of Code
  • Mundësitë e ndryshme për Debian që të ofrojë mbështetje për Open Labs
  • Mini Debconf Women

Një pjesë e pjesëmarrësve shprehën dëshirën për tu përfshirë më shumë në Debian dhe evente të tjera të kësaj natyre do të organizohen në vijim.

Ndërlidhje