CryptoParty
CryptoParty është një iniciativë me fokus edukimin dhe njohjen e publikur të gjërë rreth sigurisë dhe privatësinë në botën digjitale. Duke u përqendruar në dijen e kriptografisë dhe teknologjive të sigurisë, CryptoParty synon të bëjë këto tema më të qasshme dhe më të përdorshme për të gjithë.
Me një lëvizje të decentralizuar dhe aktivitete që ndodhin në nivel global, CryptoParty ofron mundësinë për të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë dhe për të mësuar mbi mënyrat se si të mbrohen online. Për të arritur këtë, organizohen workshop-e të hapura dhe falas për publikun nga aktivstë, duke u fokusuar në tema si komunikimi i enkriptuar, parandalimi i përgjimeve në internet, anonimiteti në rrjetin Tor, kriptografia me çelës publik, enkriptimi i diskut, rrjetet private virtuale (VPN), dhe shumë të tjera.
Përmes këtyre aktiviteteve edukative dhe përkrahjes së njëra-tjetrës, CryptoParty shërben si një platformë e rëndësishme për ndarjen e dijes dhe për të promovuar praktikat e sigurisë në botën digjitale. Në një kohë kur informacioni dhe komunikimi shumë shpesh janë të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe shkeljeve të privatësisë, CryptoParty ofron një mjet të rëndësishëm për të ngritur vetëdijen dhe për të ndihmuar individët të mbrohen më mirë.
CryptoParty në Shqipëri
Në Shqipëri anëtarët e Open Labs kanë organizuar CryptoParty që nga viti 2017 me iniciativë të Arjen Kamphuis. Informacion nga edicionet e organizuara: