CityZen App Meetup Nr. 4

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

CityZen, aplikacioni Android që bën të mundur gjetjen e pikave të interesit (POIs) nëpër qytet, ka disa muaj tashmë që është lançuar. Ditën e mërkurë më datë 31 janar do zhvillojmë takimin e rradhës në Open Labs në lidhje me këtë projekt.

Një fokus i veçant në këtë takim do i jepet faktit që CityZen do të jetë prezent në FOSDEM. Në një ndër konferencave më të mëdha rreth teknologjive me kod-burim të hapur, do të mbahet një prezantim tek Geospatial devroom rreth rëndësisë së privatësisë tonë përsa i përket platformave që përdorim në navigim.

Detaje

  • Ku: Open Labs
  • Kur: 31 janar 2018 @17:30
  • Nevojë të marrësh laptop me vete: jo e detyrueshme, por do ishte mirë;
  • Ka nevojë të kemi dije teknike: JO;
  • Ka nevoje të kem qënë në eventet e mëparshme: JO;

Axhenda

  • informimit rreth progresit të platformës së lokalizimit (Mariana Balla);
  • progresi me website të re bazuar në Github pages (nga Sidorela Uku);
  • punë në Github;
  • infrastruktura për komunitetin;
  • diskutim rreth prezencës në FOSDEM

Ndërlidhje

Organizatorët

  • Redon Skikuli
  • Mariana Balla

Raport i eventit

TBA