Arduino day 2014

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Arduino Day është një ditë ndërkombëtare që i dedikohet 10 vjetorit të Arduino. Gjatë gjithë 24 orëve përreth globit do të ketë plot evente, secila prej tyre zyrtare dhe e pavarur ku njerëz të interesuar në Arduino do të mund të takohen, të ndajnë interesat e tyre dhe të mësojnë më shumë duke ndërvepruar me njëri-tjetrin.
Ne Shqipëri dhe më specifikisht në Tiranë, Arduino Day organizohet nga komuniteti i dijes së hapur dhe programeve me burim të hapur Open Labs.

Pjesëmarrja është e lirë. Open Labs fton të gjithë grupet e përdoruesve të Arduino, duke filluar që nga fillestarët që sapo kanë dëgjuar për platformën dhe deri tek profesionistët për të marrë pjesë.
Edhe ju mund të përfshiheni gjatë Arduino Day. Nuk ka rëndësi në qoftë se ju jeni një ekspert ose një fillestar, një inxhinier, dizajner apo çfarëdo fushe tjetër mbuloni. Arduino është shumë i thjeshtë për këdo dhe Arduino Day është e hapur për të gjithë ata që duan të festojnë me Arduino për krijimet që janë bërë ose mund bëhen me të!

Detaje

  • Kur: 29 Mars 2014 @16:00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit