Arduino Workshop nr 3

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Marrim laptop dhe punojmë së bashku me mikrokontrollerin më të njohur: Arduino. Mësojmë të programojmë në gjuhën C , C++ dhe eksperimentojmë me projekte të vogla por interesante. Nuk ka nevojë të keni dije të avancuara për të ndjekur aktivitetin.
Aktiviteti është i hapur per te gjithe dhe per personat qe nuk kane laptop.

I organizuar nga komuniteti Arduino Albania dhe Open Labs

Detaje

  • Kur: 30 korrik 2014 @18.00
  • Ku: Open Labs, Rruga Brigada VIII, Nr.7, 1000

Ndërlidhje

Raport i eventit

Një nga takimet e fundit dhe tepër argetues që komuniteti Open Labs organizoi para pushimeve të verës ishte Arduino Workshop #3. Në takim u diskutua rreth Ligjit te Ohmit, si ndikon Rryma , Tensioni dhe Resistenca në një skemë të thjeshtë me diode Led dhe përfundoi me tre eksperimente të cilat u ndërtuan me anë të mikrokontrollerit Arduino Nano.

Gjatë eksperimenteve që u bënë, nuk mungoi edhe argëtimi, ku pjesëmarrësit mbetën të mrekulluar kur dëgjuan këngën e Star Wars dhe Super Mario. Për sa i përket eksperimenteve, me Arduino Nano është përdorur komponenti Piezo Buzzer i cili kthen sinjalet dixhitale si tonet në sinjale akustike.