Arduino

From Open Labs Hackerspace
Jump to navigation Jump to search

Arduino është një mikrokontrollor njëbordësh me burim të hapur (projektet publikohen nën licencë burimi të hapur) e cila ka një mikrokontrollor që mund të programohet për të analizuar dhe prodhuar sinjale elektrike në mënyrë që të kryhen një sërë detyrash të automatizuara si kontrolli i ndriçimit, temperaturës, pajisjeve robotike etj. Është një platformë e bazuar mbi ndërfaqen hyrëse/dalëse dhe programohet me gjuhën e procesimit Wiring, një gjuhë e ngjashme me C++.

Arduino mund të përdoret për të ndërtuar objekte të pavarura ndërvepruese ose mund të lidhet me një kompjuter për të komunikuar me programe (si p.sh.: Macromedia Flash, Processing, Max/MSP, Pure Data, SuperCollider etj.).

Projekti Arduino u nderua me medalje në Ars Electronica 2006 në kategorinë Digital Communities.

Referenca

  • SQ Wikipedia.