Ada Lovelace Day 2015

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Si pjesë CodeWeekEU përvec eventeve të tjera Open Labs organizon dhe Ditën e Ada Lovelace. Dita Ada Lovelace është një festë ndërkombëtare e arritjeve të grave në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Qëllimi i festimit të kësaj dite është krijimi i imazhit të femrës së suksesshme si një model frymëzues nga femrat në shoqëri.

Këtë vit pjesë të aktiviteteve tona në Open Labs do të jetë dhe festimi i kësaj dite. Aktiviteti është i organizuar nga anëtaret femra të Open Labs, por aktiviteti është i hapur për të gjithë. Si pjesë të aktivitetit do jenë prezantime rreth jetës së femrave të suksesshme në profesione të ndryshme me fokus teknologjine dhe programim. Gjithashtu nuk do të mungojë ndarja e eksperiencave personale nga femrat pjesëmarrëse.
Për tu informuar më tepër vizitoni faqen http://findingada.com/

Detaje

  • Kur: 13 tetor 2015 @17.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit