48H Free Open Source Hackathon Tirana

Nga Open Labs Wiki
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi
Hackathoni i parë që do të zgjasë 48 orë pa pushim, duke ju dhënë të rinjve mundësinë të zhvillojnë idetë e tyre në kuadër të UN Sustainable Development Goals. Pjesëmarrësit do të punojnë në grupe të përbëra nga tre persona, për idetë e tyre me qëllim arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të UN duke krijuar dhe përdorur mjete me kod burim të hapur dhe/ose ide biznesi. Do jetë intensive (pa pushim dhe gjatë natës), produktive (do krijojmë një produkt të vërtetë open source), me akses të hapur për të gjithë (por duhet të regjistrohesh) dhe shumë shumë qejf nëpërmjet punës në grup!

Çfarë është një hackathon

Një Hackathon është një grumbullim aktivistësh dhe inovatorësh me qëllim promovimin e ideve konkrete nëpërmjet aplikacioneve dhe analizave. Hackathon është maratona ku pjesëmarrësit do të punojnë për të shkruar aplikime, krijuar visualizime dhe botuar analiza. Hackers në kuptimin pozitiv të fjalës është një individ me potencial inteligjence dhe kreativiteti. Ai sjell idenë dhe punën e tij me qëllim për ta bërë më të mirë një sistem/shoqëri të caktuar duke e plotësuar, testuar, korrigjuar, përmirësuar apo zgjeruar atë.

Detaje

  • Kur: 18 – 19 Mars 2017
  • Ku: Open Labs Hackerspace
  • Numri i pjesëmarrësve: 30

Lidhje të jashtme

Raport i eventit

Fundjavën e kaluar (18 & 19 Mars) në Open Labs u zhvillua hackathon-i i parë 48H në Shqipëri. Të rinj me backgrounde të ndryshme (teknik ose jo teknik) u bashkuan për të zhvilluar idetë e tyre duke u bazuar në SDG (Sustainable Develeopment Goals) të UNDP dhe duke perdorur mjete open source. Rreth 30 të rinj erdhën ditën e parë, të cilët u njohën me komunitetin e Open Labs dhe UNDP, duke kuptuar akoma më shumë cilat ishin "kufizimet" që ata do të kishin për projektet e tyre. Pasi pjesëmarrësit u njohën me SDG dhe filozofinë open source u ndanë në dy grupe: personat qe ishin teknik dhe ata jo teknik. Grupi i personave jo teknik bënë një përshkrim të vetes së tyre dhe na treguan arsyen pse zgjodhën të ishin në grupin e personave jo teknik, ndërsa grupi tjetër bënë një prezantim të vetes dhe treguan çfarë backgroundi teknik kishin secili prej tyre. Më pas personat që nuk kishin një background teknik zgjodhën një SDG ku ata donin të bazonin projektin e tyre duke thënë dhe arsyen pse, ndërsa personat që kishin background teknik do zgjidhnin një nga idetë e grupit tjetër që atyre ju pëlqeu më shumë në mënyrë që të jepnin kontributin e tyre teknik. Në këtë mënyrë formuam 5 grupe, ku ideja jonë fillestare ishin të bashkonim njerëz me backgrounde të ndryshme në mënyrë që të plotësonin boshllëqet e njëri-tjetrit dhe t'i vendosnim në grupe me njerëz që ata nuk i njihnin, por duke patur parasysh dhe dëshirat e pjesëmarrësve në grupet që donin të ishin formuam 5 grupe në total.

Gati çdo dy orë ose dhe më pak gjatë hackathon, mblidheshin të gjitha grupet bashkë duke diskutuar deri në çfarë pike kishin arritur në mënyrë që të merrnin dhe feedback nga secili. Për secilin nga grupet u dhanë disa pyetje ndihmëse që t'i ndihmonin dhe ata në formulimin e ideve te tyre:

  • Cila është problematika kryesore që adreson projekti juaj?
  • A ka projekt që adreson të njëjtën problematikë me tuajën?
  • A është një propozim projekti që realisht mund të implementohet në Shqipëri?
  • Si do të siguroni qëndrueshmërinë e projektit tuaj?
  • A do e suportonit ju projektin tuaj nëse nuk do të ishit ju?

Në këtë mënyrë secili nga grupet do e kishte më të lehtë të zhvillonin idenë e tyre. Disa prej tyre qëndruan dhe gjatë natës në Open Labs duke punuar apo dhe duke parë një film (Hackers 1995) të gjithë së bashku. Këta të rinj i priste një ditë akoma më intensive të nesërmen ku në orën 17.00 prezantuan idetë e tyre dhe produktin final që ata kishin krijuar. Ditën e dytë pjesëmarrja ishte pak më e ulët, rreth 15 persona, ku deri në fund rezistuan ata që me të vërtetë e kishin marrë shumë seriozisht dhe punuan me shumë dëshirë për projektin që kishin menduar.

Projektet që u prezantuan në fund ishin:

   1.Bota e tingujve e bazuar në SDG "Reducing Inequality and Quality Education". Grupi i përbërë prej 4 personash (Dritan Sakuta, Hulemita Leka, Kristi Leka, Klajdi Qehaja) punuan mbi ndërtimin e një aplikacioni për android me qëllim informimin dhe edukimin e qytetarëve mbi individët me nevoja të veçanta.
   2.Open Books e bazuar në SDG "Quality Education". Grupi i përbërë prej dy personash (Mersi Shehu dhe Valdio Veliu) punuan mbi krijimin e një aplikacioni për dhurimin e librave për grupmosha të ndryshme të cilat nuk kanë mundësi financiare t'i blejnë.
   3.Cyberpeer e bazuar në SDG "Good Health and Well - Being". Grupi i përbërë prej dy personash (Aleksander Koko dhe Marxhino Starova) punuan për krijimin e një platforme online për t'u konsultuar me mjekun personal, për të lënë takim me të etj.
   4.Education Eye e bazuar në SDG "Quality Education". Grupi i përbërë prej dy personash (Mariana Balla dhe Augest Dalliu) punuan për krijimin e nje web app që çdokush mund të raportojë raste parregullsish nëpër shkolla duke nxjerrë në fund dhe disa statistika.
   5.SalutApp e bazuar në SDG "Good Health and Well - Being". Grupi i përbërë prej dy personash (Anxhelo Lushka dhe Sidorela Uku) punuan mbi krijimin e një plaforme online e cila përdor OpenStreetMap për të shfaqur farmacitë/klinikat/spitalet, përdor burime open source për numërimin e hapave dhe kalorive, gjithashtu dhe mund të japë këshilla dietike.

Duke parë që në fund të aktivitetit kishim 5 produkte nga grupet që u krijuan dhe duke parë dëshirën e tyre të madhe për vazhdimin e këtyre ideve derisa produkti i tyre të jetë totalisht i përfunduar dhe gati, ndihemi shumë të kënaqur me rezultatin e arritur dhe shpresojmë që ata të gjejnë dhe suport financiar për projektet e tyre pasi kishte me të vërtetë ide për t'u vlerësuar dhe komplimentuar.