3 vjetori i Open Labs Hackerspace

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Festojmë 3-vjetorin e komunitetit që promovon shpërndarjen e dijes nëpërmjet teknologjive free libre open source.

Detaje

  • Kur: 21 korrik 2015 @18.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raporti i eventit

Këtë të martë festuam në një takim modest në ambientet e reja të Open Labs 3-vjetorin e komunitetit tonë . Tre vite me shumë punë dhe dedikim për të promovuar rëndësinë e lirisë së programeve kompjuterike, të bashkëpunimit nëpërmjet licensave Creative Commons, të përdorimit të të dhënave me format të hapur dhe mbi të gjitha 3 vite ku komuniteti u rrit ndjeshëm.

Urojmë që ne vitet e ardhshme të jemi akoma më tepër aktivë dhe një komunitet akoma me i madh që punon me parimet e vendimarrjes së decentraliziuar.