15 vjet Wikipedia - Editathon

Nga Open Labs Hackerspace
Shko tek: lundrim, kërko

Përshkrimi

Festojmë 15 vjetorin e Wikipedias në stilin shqiptar. Dhurata e Open Labs dhe wikipedianëve do të jetë një Editathon, ku do të editohen/krijohen artikuj mbi historinë e popullit shqiptar, pasuritë arkeologjike dhe Ilirët.
Ftojmë të gjithë entuziastët e Wikipedias të na bashkohen në hapsirën tonë fizike për të pasuruar Wikipedian në shqip. Inkurajojmë të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e aktivitetit se janë të mirëpritur edhe nëse kanë dije fillestare në Wikipedia, duke i ofruar gjithë ndihmën e nevojshme nga komuniteti. Mos harroni të merrni me vete laptop dhe shpirtin pozitiv për të festuar ditëlindjen e 15 të Wikit.

Detaje

  • Kur: 16 janar 2016 @16.00
  • Ku: Open Labs Hackerspace. Harta ndërvepruese ndodhet këtu.

Ndërlidhje

Raport i eventit